Prishtina në 2020-ën mbledh policitë e shteteve europiane

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Në Vjenë të Austrisë nga data 23 deri me 25 Prill janë zhvilluar punimet e konferencës së 41 -të Udhëheqësve të Policisë së Kryeqyteteve Europiane (CPEC-Capital Policing Europe Conference).

Në këtë konferencë bashkë me 32 shefa të policisë së kryeqyteteve europiane, ka marrë pjesë edhe një delegacion nga Republika e Kosovës, udhëhequr nga Nënkolonel Rexhep Sijarina, njofton Klan Kosova.

Tema kyçe të diskutimit në këtë konferencë ishin bashkëpunimi policor si dhe shkëmbimi i eksperiencave policore në kryeqytetet europiane.

Dhuna ne familje, narkotikët etj – ishin ndër temat kryesore që u diskutuan me qëllim të gjetjes së mjeteve dhe metodave si dhe ndërmarrjen e masave të cilat do të ishin në funksion të koordinimit dhe ngritjes së kualitetit të bashkëpunimit në mes policive te kryeqyteteve evropiane ne parandalimin dhe luftimin e ketyre dukurive negative.

Kjo konferencë sjellë së bashku praktikat më të mira nga të gjithë kryeqytete e Europës se si zyrtarët e lartë të policisë mund të bashkëpunojnë në çështje të ndryshme në interes të popujve, vendeve dhe organizatave policore.

Në konferencë morën pjesë delegacione të policisë nga vendet e mëposhtme mbi 70 delegatë : Austria si nikoqire e kësaj konference, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka , Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Hungaria, Islanda, Irlanda, Letonia dy delegacione ajo komunale dhe Regjionale , Lituania , Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Republika e Kroacisë, Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut, Rusia, Serbia, Skocia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Turqia.

Në fund të konferencës u nënshkrua një deklaratë e përbashkët nga të gjithë pjesëmarrësit, me ç’rast Kosova respektivisht Prishtina, ka marrë edhe zyrtarisht mandatin njëvjeçar të udhëheqjes (kryesimin) e ketij asociacioni (CPEC), deri në mbajtjen e konferencës së 42-të që pritet të mbahet vitin e ardhshëm në Prishtinë, për t’ja pasuar me pas kryesimin delegacionit te Moskës ku konferenca e 43 është planifikuar të mbahet në Moskë të Rusisë gjatë vitit 2021.

Konferenca të tilla kanë filluar të mbahen që nga viti 1979 nga përfaqësues të vetëm disa vendeve dhe tani ky asociacion numëron 52 përfaqësues .

Kosova ka filluar të përfaqësohet nga viti 2016 kur ishte mbajtur konferenca e 38 në Budapest të Hungarisë si anëtare vëzhguese fillimisht dhe me pas në Konferencën e 39 në Lisbonë të Portugalisë në vitin 2017 delegacioni kosovar ishte pranuar me të drejta të barabarta .

Megjithëse ky asociacion nuk është i rëndësisë të njëjtë siç janë organizatat policore EUROPOL dhe INTERPOL , ky ka një ndikim jashtëzakonisht të madh ngase mbledh rreth vete udhëheqësit e organizatave policore të 52 kryeqyteteve te shteteve të Europës të cilat kanë një fuqi të madhe numërike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme