Prishtinë: Aksidentohet këmbësorja, ndihmë mjekësore kërkon edhe ngasësja

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një këmbësoreje.

Si pasojë e kësaj, lëndime trupore ka pësuar një 45-vjeçare, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Po ashtu trajtim mjekësor ka kërkuar edhe ngasësja e automjetit që është përfshirë në këtë  aksident.

Bëhet e ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme