Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Prishtinë | 16 Gus 2026 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Një muaj para 16 shtatorit, kur pritet vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, në Kosovë po shtohen thirrjet për lirimin dhe kthimin e tyre.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se pret një vendim lirues për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Edhe deputetja tjetër nga ky subjekt politik, Sala Jashari tha se deri më 16 shtator duhet të përfundojë edhe konstituimi i institucioneve të Kosovës.

Ndërkohë, për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së kanë bërë thirrje vazhdimisht edhe qytetarë e akademikë, ndërsa së fundmi në Kosovë janë shfaqur grafite me mesazhe për kthimin e tyre në shtëpi.

Të ngjashme