Prizren: Kunatat ia marrin fëmijën 5-vjeçar, policia e heton rastin

Prishtinë | 16 Gus 2022 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Ankuesja femër kosovare ka raportuar në polici në Prizren se më datën 14.08.2022 kishte pasur një rast dhune në familje dhe me dy fëmijët e saj kishte shkuar te prindërit e saj.

Ndërsa më datë 15.08.2022 raportohet se dy kunatat e saj kishin shkuar tek ankuesja dhe pa pëlqimin e saj ia kishin marrë fëmijën e saj pesëvjeçar.

Bëhet e ditur se janë kontaktuar te dyshuarat në telefon që të paraqiten në stacion të policisë, por deri më tani nuk janë paraqitur. Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme