Prizreni bëhet me Pishinë Olimpike

Prizren | 23 Maj 2017 | 18:21 | Nga

Në mbledhjen konsultative të kryetarit të Komunës, amadan Muja, me drejtorët e drejtorive komunale pas diskutimeve të shumta analitike dhe kërkesave u miratuan 15 vendime:

Drejtoria e Shërbimeve Publike, realizon instalimin e ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit ekzistues; mbjelljen e fidanëve drunorë dhe dekorativë në qytet; “Zhvillimin e projekteve kapitale me Partneritet Publiko Privat (PPP)”; ndërtimin e puseve hulumtuese-eksploatuese për sistemin e ujësjellësit në fshatrat Malësi e Re dhe Legjendë.

Drejtoria e Administratës, rregullon Lapidarin në Krushë të Vogël; Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, hap tenderin për ndërtimin e Pishinës Olimpike në Prizren; tenderin për adoptimin e ish objektit shkollor në objekt (shtëpi) të Kulturës në fshatin Randobravë; ofron mbështetje financiare për ShKA “Malësori”, me 2 000 euro.

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, mbulon pjesshëm shpenzimet e mjekimit për Tahir (Fadil) Berishën, me vlerë 2 000 euro.

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bënë rekrutimin dhe pranimin e 6 punëtorëve sezonal–roje pylli, në afat të përkohshëm; furnizim me farë gruri për fermerët e Komunës së Prizrenit;

Drejtoria e Shëndetësisë, furnizon me inventar për zyre dhe ordinanca shëndetësore.

Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës, ndërton objekt të ri shkollor në fshatin Pllanjan, bënë lyerjen e brendshme dhe shtrimin e dyshemeve me laminat të objektit të DKA-së.

Njësia për të Drejtat e Njeriut, kërkoi mjete financiare për organizimin dhe shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve -1 Qershori.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme