Prizreni pasurohet me 10 mijë metra katrorë gjelbërim

Prishtinë | 13 Tet 2018 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se në këtij qyteti po i shtohen edhe një hapësirë e madhe me gjelbërim, njofton Klan Kosova.

Sipas Haskukës, një kodër e tërë është duke u pyllëzuar me pisha.

“Kodra mbi lagjen e Ralinit, që njihet në popull me emrin ‘Dalltullum’, po pyllëzohet e tëra me me pisha. Pos gjelbërimit të peizazhit, nga ky veprim qyteti përfiton një hapësirë të re rekreative dhe vrojtuese, me njërën prej pamjeve më të bukura të Prizrenit”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme