Prizreni përfiton 277 mijë euro nga MMPH-ja për ndërtimin e ujësjellësit në Gjonaj

Prishtinë | 25 Maj 2019 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari Mytaher Haskuka dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin e ndërtimit të ujësjellësit në fshatin Gjonaj.

Sipas autoriteteve lokale, ky projekt synon përmirësimin e furnizimit me ujë për fshatrat e trevës së Hasit, shkruan sot Koha Ditore.

“Nga kjo marrëveshje, Komuna e Prizrenit sivjet do të përfitojë 277 mijë euro për realizimin e këtij projekti, i cili do të ndikojë drejtpërsëdrejti në përmirësimin e furnizimit me ujë të fshatrave nga rajoni i Hasit”, shkruan në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Ndërsa, kryetari Haskuka përmes rrjeteve sociale ka shprehur qëndrimin se “mungesa e ujit të pijes në rajonin e Hasit së shpejti do të jetë problem i së kaluarës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme