Probleme për femrat e Përfaqësueses së Kosovës, mbi një orë pritje për të hyrë në kryeqytetin e Armenisë

Prishtinë | 25 Tet 2021 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot, ka udhëtuar në Armenisë për të zhvilluar ndeshjen kualifikuese kundër Armenisë për Botërorin Austria&Zelanda e Re.

Ekspedita e Kosovës ka hasur në probleme, pasi që autoritet e aeroportit, nuk e kishin marrë listën e Kombëtares, të cilën FFK-ja ua kishte dërguar para më shumë se dy jave.

Kjo për faktin se Armenia nuk e ka njohur Kosovën, prandaj kërkohej verifikimi edhe njëherë i listës duke u bazuar në dokumentet e udhëtimit (pasaportave).

Ky ishte një maltretim i panevojshëm dhe tepër dëshpërues nga ana e autoriteteve të këtij vendi për ekspeditën e kombëtares sonë.

Të ngjashme