Problemet me ujin në Rahovec, Latifi takon drejtuesit e KRU “Gjakova”

Prishtinë | 06 Kor 2026 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi është takuar me përfaqësuesit e KRU “Gjakova”.

Latifi priti në takim kryeshefin e KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, të cilët së bashku diskutuan për gjendjen e furnizimit me ujë të pijëshem në Komunën e Rahovecit.

“Gjatë takimit u kërkua sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me ujë gjatë sezonit veror, sanimi i shpejtë i defekteve, përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit, si dhe zgjidhja e çështjes së furnizimit me ujë në Drenoc, Senoc dhe fshatrat e zonës së Opterushës”, thuhet në postimin e Latifti në rrjetin social Facebook.

Të dy palët u dakorduan, që kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve të trajtohen me prioritet, që synon angazhimin për përmirësimin e shërbimeve dhe zgjidhjen e problemeve në furnizimin me ujë.

Të ngjashme