Procedohet Projektligji për Inspektoratin e Arsimit

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 12:13 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi mbajti mbledhjen e radhës. Në rend dite ishte shqyrtimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.

Para komisionit raportoi, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i cili tha se projektligji për inspektorët e arsimit është prezantuar në Qeveri dhe kërkohet implementimi i tij.

Bytyqi theksoi se ky ligj ndahet me dy grupe, i pari është grupi që merret me matjen e përformancës apo cilësisë së mësimdhënësve dhe e dyta inspektorët  që merren me zbatimin e legjislativit.

“Për implementimin e këtij ligji dhe rritjen e numrit të inspektorëve MASHT do të kërkojë nga Ministria e Financave rritje të buxhetit”, kështu tha ministri Bytyqi.

“…është ligj me rëndësi të vecantë, sepse duhet që gjithë të përpjekemi për ndryshimin e sistemit në arsimin parauniversitar. Mendoj se do të ketë një kontroll dhe ngritje të cilësisë në arsim. Do të garanton cilësi në këtë arsim. Te ky ligj  kemi dy grupe të inspektorëve: Që merret me cilësinë dhe grupin tjetër legjislativ që merret me zbatimin e legjislativit në administratë”, tha Bytyqi.

Ndësa Valentina Bunjaku Rexhepi, nga LDK-ja tha se pjesë e inspektimit të jenë edhe nxënësit dhe mësimdhënësit. Propozimi i saj ka të bëjë me atë që mësimdhënësi të inspektojë punën e mësimdhënësit tjetër ku gjatë inspektimit do të shkëmbhenen praktika të ndryshme nga njëri tjetri.

“Propozim konkret, pjesë e inspektimit të jenë edhe mëismdhënësit dhe nxënësit, unë mendoj që çdo 4 vite profesorët e një shkolle të vizitojnë shkollën tjetër dhe të hospitojnë kolegët e vet dhe do mësojnë teknika të tjera karshi kolegut tjetër. Inspektorët shihen si policë kur shkojnë në shkolla, dhe të ndryshohet kjo qasje nga nxënësit dhe mësimdhënësit”, tha Bujaku.

Kurse Teuta Haxhiu, nga AAK-ja theksoi se komuna e Gjakovës ka vetëm një inspektor. Ajo bëri apel që në inspektimin e mësimdhënësëve të jenë inspektor të fushës në mënyrë që të vlerësohet saktë përformanca.

“ Në komunën e Gjakovës veç një inspektor është dhe është me rëndësi të kemi inspektor më shumë dhe inspektor të fushës, nëse inspektorët në regjione nuk janë të profileve të fushës. Nëse nuk kemi monitorim të mësimdhënësit atëherë nuk mund të flasim për punën e mësimdhënësit”.

Siaps Nezir Çoçajt të PDK-së projektligj është më i qartë dhe i përmbushur nga projektligji i vitit 2016.

“ Ky ligj në krahasim me atë cka është shpërndarë neve me 2016 është më i mirë dhe gjëra më shumë të sqaruara. Qeveritë nuk po i japim prioritet arsimit. Do kërkoj një agjenci e inspektoratit dhe do kërkoj të krijohet nga qeveria e Kosovës”, tha Çoçaj.

Arbërie Nagavci, nga Lëvizja Vetëcendosje tha se projektlgji i përgatitur në mandatin e kaluar nga ministria e kalur nuk do duhej të kthehej tashmë prej fillimi por të merrej ai projektligj.

“Më pengon fakti që projektligjet gati të përfunduara po kthehen prej fillimi. Ka perzierje në mes kontrollit të cilësisë në arsim dhe zbatimit të procedurave”, tha Nagavci.

Projektligji për inspektoratin e arsimit është përcjell në kuvendin e Kosovës për lexim të parë me 9 vota për 1 abstenim.

Të ngjashme