Profesori dhe mjeku i arrestuar për rastin e nxënëses nga Drenasi sot dalin para gjykatës

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë sot pritet të marrë vendimin për masën e sigurisë ndaj profesorit që dyshohet për keqpërdorimin e nxënëses së mitur nga Drenasi dhe mjekut që kreu abortin.

Profesori Shkelzën Xhekaj dhe mjeku Fehmi Ahmeti janë arrestuar dje nga policia e Kosovës dhe atyre  u është caktuar masa prej 48 orëve ndërsa prokuroria ka kërkuar që kjo masë të vazhdohet deri në 30 ditë paraburgim.

Derisa Gjykata pritet të marrë vendimin, sot në Drenas do të protestohet nërsa në kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për rastin.

Për abuzimin me të miturën dje me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh edhe zëvendëshsefit të hetimeve në Drenas Vesel Veselit nën dyshimet se ka kërpërdorur seksualisht të miturën dhe pasi e ka lënë shtatëzënë e ka detyruar të kryej abort.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme