Projekti “Frozen Music” ndan bursa për studime Master në BE

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 08:30 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, të hënën mbrëma, u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve të garës për bursa, në projektin “Frozen Music”, ide e Sharrcem-it, e mbështetur nga Rrjeti CSR Kosova, Al Trade, UBT, ProCredit Bank, Universiteti i Prishtinës – FNA, Këshilli i Investitorëve Evropianë etj.

Bursa për studime Master në shtetet evropiane fituan studentët: Shqipton Arifi (Arkitekturë) si dhe Bledian Nela (ndërtimatari). Ata mund të zgjedhin ku të studiojnë, me të gjitha kushtet e plotësuara.

Dy studentët janë shprehur shumë të kënaqur me bursat e fituara, ndërsa kanë vlerësuar lart transparencën e treguar gjatë projektit.

Në projekt janë prezantuar 25 punime, për të cilat siç ka theksuar Kacaniku janë me plot ide.

6 fitues të tjerë kanë fituar vizita studimore në Evropë, si në Biennale të Dubrovnikut, 2 kanë fituar laptopë të cilësisë së lartë, 3 të tjerë kanë fituar kopje të librit më të rëndësishëm të akriktekturës etj.

Robert Wright, kryeshef ekzekutiv i Reiffeisen Bank në Kosovë, ka thënë se më herët nuk ka parë një popullsi kaq të re dhe ambicioze, ndërsa ka lavdëruar studentët për kreativitetin e treguar.

Për Emmanuel Mitsou, drejtor dhe përfaqësues i Sharrcemit, synimi i përgjithshëm i projektit është të fuqizohet rinia kosovare përms arsimit, duke promovuar qëndrueshmërinë, efiçiencën dhe parimet udhëheqëse brenda komuniteteve të arkitektëve dhe ndërtimtarëve të rinj të Kosovës. Ai shtoi se nuk do të ndalen, por do të krijojnë platforma të reja nën udhëheqjen e të rinjëve kosovarë.

Në emër të rektorit të UBT-së, ka folur dekani e Fakultetit të Arkitekturës, Lulzim Beqiri. Ai ka theksuar se UBT e ka derën hapur për ata që kanë iniciativa, sidomos kur në plan të parë është studenti dhe promovimi i vlerave të tij.

Fjalë të mirë për projektin kanë folur edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve arsimore, si Naser Kabashi e Anila Berisha.

Në fund, të pranishmit vizituan punimet e garuesve, të ekspozuara në ambientet e UBT-së.

Eksp

Të ngjashme