Projekti i Dragaqinës ofron 24 orë ujë dhe minimizim të përmbytjeve në Suharekë

Suharekë | 16 Jan 2019 | 14:13 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komunën e Suharekës është bërë prezantimi për projektin e Dragaqinës projekt ky i cili i  mundëson Komunës së Suharekës ujë për 24orë, ujitje të industrive dhe ujitje bujqësore më shumë se më herët, minimizim të dëmeve dhe përmbytjeve, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, tha se takim ishte i një rëndësie të veçantë pasi qytetarët e Suharekës do të bëhen më ujë për 24 orë.

“Patëm takim me Bankën Botërore dhe  sot elaburuam pendën është me rëndësi pasi do të kenë  ujë 24 orë, jep rrymë dhe turizmi është nismë e mire”, tha Muharremaj.

Albena Reshitaj, këshilltare në Zyrën e Kryeministrit tha se më këtë projekt po fillohet një etapë e re për qytetarët e Therandës.

“Vitin e kaluar kam proceduar ligjin dhe pastaj është aprovuar që ujërat e Kosovës, i është dhënë rëndësi e veçantë ujërave të Republikës së Kosovës. Duke pas parasysh rëndësinë për vendin prioritet i kemi dhënë degës së Dragaqinës  për mirëqenien e qytetarëve dhe për të penguar vërshimet në komunën si ndodhën edhe në komunën tjera”, u shpreh Reshitaj, raporton EO.

Pieter Waalewijn nga Banka Botërore, tha se janë të kënaqur me informatat teknike, sipas tij, duhet të shihet se ku mund të epet kontributi i Bankës Botërore në këtë projekt.

“Qëllimi këtij takimi ka qenë të mësojmë më shumë për komunat. Ne patëm një dialogë të gjatë me qeverinë e Kosovës sa i përket sigurisë së ujërave dhe është pjesë e dialogut të Bankës Botërore ku mundë të japim kontributin si bankë. Jemi të kënaqur me informatat teknike, dhe jam i sigurt që do të kemi diskutime tjera, natyrisht në këtë takim nuk ishim në gjendje të japim premtim pasi ishte pikë fillestare. Por më përgjithësi e njohim rëndësinë e investimeve të tilla duke marr parasysh mungesën e popullatës për ujë”, tha Waalewijn.

I pranishëm në prezantimin e këtij projekti, ishte edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj. Ky i fundit tha se projekti si i tillë ka të bëjë edhe me sigurinë, sipas tij, mungesa e ujit mund të jetë konflikt në të ardhmen.

“Penda e Dragaqinës duhet të shihet edhe prej një mënyrë tjetër. E kemi lartësinë më të madhe mbidetare në Ballkan. Mungesa e ujit mundë të jetë konflikt në të ardhmen, një projekt i tille ka të bëjë edhe me siguri s’mund të ketë siguri pa e përfshi sigurinë elementare. Lumenjtë ë vegjël në qasjen në deti për në janë problem. Përtej sigurisë dhe ujit të pijshëm motorë i këtyre komunave është Theranda. Por diçka e dimë se disa kanë lëzivë projektet ë tjera”, tha Hoxhaj.

Lavdim Osmanaj i cili prezantoi projektin tha se është parapri sigurimi i sasisë me ujë për qytetin e Suharekës.

“Sipas studimit është parapa sigurimi i sasisë së sigurimit me ujë në qytetin e Suharekës për furnizimin e industrisë me ujë për furnizim në qytetin e Suharekës kanë qenë 50l në sekondë 150litra kanë qenë për industri”, tha Osmanaj, raporton EO.

Gjatë këtij prezantimi u tha se ky projekt është bërë në dy variant, që janë pas matjeve për periudhën 10 vjeçare dhe varianti i dytë ai për përmbytjet.

“Varianti A, ka 7.1 milionë. Gypat kryesorë janë ductil dhe iron të cilët janë të lehtë për montim dhe garantojnë lojalitetin dhe kuantitetin e ujit. Në këtë projekt gjithashtu u përmendën edhe tri shuma, që u janë bërë pendës me thellësi 28m,48m dhe 78. Dhe kuota më e lartë e pendës sipas prezantimit është 559.5. Lartësia e pendës është 50.0m, gjerësia e kurorës së pendës është 6.0, gjerësia e pendës 182.5, gjatësia e pendes159m, largësia e gurthyesit 350m. Kjo pendë ndërtohet  nga materiali rrethanorë me argjilë,dhe sipas prezantimit do të këtë kemi 200litra ujë për sekondë”, tha Osmanaj.

Përndryshe, ky projekt do të kushtojë rreth 15 milionë euro.

Të ngjashme