Komisioni parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), kanë organizuar në Prizren një dëgjim publik rreth Pakos së Projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Haxhi Shala, kryetar i këtij komisioni tha se opinioni i prizrenasve ka shumë rëndësi në mënyrë që këto projektligje të jenë më të mira për FSK-në e cila në të ardhmen pritet të bëhet ushtri.
Deputeti Rexhep Selimi tha se vendi është i gatshëm për ta pasur Ushtrinë.
Ai është i bindur se pakoja e ligjeve do të kalojë në lexim të dytë, sikurse ndodhi në leximin e parë.
Selimi tha se shkuarja e tyre në Prizren tregon se FSK do të jetë një urë lidhëse ndërmjet të gjitha komuniteteve.