Prokurimi Publik tani e tutje me platformë elektronike

Prishtinë | 05 Pri 2017 | 17:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për autorizimin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vendosjen e nivelit të përdorimit të platformës elektronike nga ana e autoriteteve kontraktuese.

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi tha se Platforma e prokurorimit elektronik Platforma e prokurimit elektronik si tërësi është komplekse dhe përfshin përveç tenderimit edhe një numër të konsiderueshëm të modeleve të tjera.

Andaj tha se përdorimi i saj kërkon një përgatitje solide të shfrytëzuesve të saj qoftë autoritete kontraktuese ose edhe të operatorëve ekonomikë.

“Gjatë kësaj faze të kësaj platforme është vërejtur një mungesë e konsiderueshme e përgatitjes profesionale të shfrytëzuesve të saj, qoftë te autoritetet kontraktuese në veçanti te operatorët ekonomik. Për këtë qëllim KRPP konsideron se përdorimi i nivelit të platformës elektronike duhet të përcillet kohë pas kohe me qëllim që të vlerësohet dhe konform këtyre vlerësimeve të zbatohet në praktikë”, tha ai.

Platforma e prokurimit elektronik përfshin përveç e-tenderimit, edhe një numër të konsiderueshëm të modeleve të tjera siç janë e-ankesa, e-menaxhimi i kontratës, e-pagesat, ankandet dhe ankandet kthyese.

 

Të ngjashme