Prokurori kërkon 1 muaj paraburgim për dy vëllezërit që në vetëmbrojtje vranë hajnin

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, ka kërkuar që dy vëllezërve Ndrecaj nga Shtimja, t’u jepet nga një muaj paraburgim.

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj që t’iu caktohet masa e paraburgimit prej një muaji dy vëllezërve që e vranë dje njërin nga grabitësit që vodhën në shtëpinë e tyre.

Jashari tha se e kanë bërë kërkesën dhe ende janë në pritje të vendimit të gjykatës.

Mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen “Pajtimi” në Shtime, një person është vrarë dhe një person ka mbetur i plagosur nga hajnat.

4 plaçkitës të armatosur kanë tentuar të hyjnë me forcë në shtëpinë e mërgimtarit i cili sapo kishte ardhur nga Zvicra për pushime në Kosovë.

Policia e Kosovës ka treguar se plaçkitësit kanë hyrë në shtëpinë e mërgimtarit ku edhe e kanë plagosur atë në këmbë, ku ky i fundit bashkë me vëllanë, më pas e kanë mbytur njërin prej tyre.

Tre hajdutët e tjerë raportohet se janë në arrati me 24 mijë frangat e vjedhura dhe ende nuk ka ndonjë informatë për kapjen e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme