Prokuroria e Gjakovës jep detaje për tragjedinë në Kërvasari të Malishevës

Prishtinë | 24 Gus 2026 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kërvasari të Komunës së Malishevës, ku një grua ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, ndërsa bashkëshorti i saj, i dyshuar për rastin, ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjakovë, viktima ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa i dyshuari është duke u trajtuar në QKUK dhe, sipas njoftimit mjekësor, ndodhet në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.

Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria, në koordinim me Policinë e Kosovës, po ndërmerr veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar provat relevante.

Të ngjashme