Prokuroria e Pejës kërkon paraburgim ndaj tre personave

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore e Pejës, sot ka bërë tri kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj tre të pandehurve për vepra të ndryshme penale.

Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka bërë sot kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit ndaj të pandehurit Sh.H., me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Vrasjes se mbetur në tentativë”, nga neni 172, paragrafi 1, lidhur me nenin 28, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit Sh.H., për shkak se i njëjtit me datë 11 shkurt të këtij vitit, rreth orës 02:30, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Istog, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin M.G., duke shtënë me armë zjarri disa herë në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar plagë regjionin e kraharorit të djathtë.

Departamenti i Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit ndaj të pandehurit R.H., me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” nga neni 248 të KPRK-së dhe “Lëndim i rëndë trupor”, nga neni 186, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes  ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit R.H., për shkak se i njëjtit dyshohet se me datë 10 shkurt 2020, rreth orës 12:10 në Pejë, i ka shkaktuar lëndim trupore dy  familjarëve  të tij.

Departamenti i Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit N.S., me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Vjedhje në tentativë”, nga neni 313, paragrafi 1, lidhur me nenin 28, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjeska marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit N.S., shtetas i Shqipërisë, për shkak se i njëjtit dyshohet se me datë 10 shkurt 2020, rreth orës 19:00, ka tentuar t’i vjedh disa produkte ushqimore në qendrën tregtare “Viva Fresh Store”, mirëpo i njëjtit është ndaluar nga sigurimi fizik i qendrës tregtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme