Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy zyrtarëve për keqpërdorim të detyrës

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 15:56 | Nga

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur sot aktakuzë kundër dy të pandehurve, S. A., dhe H. Z., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit  zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP.

Sipas aktakuzës, të pandehurit gjatë periudhës kohore 29 prill 2015 deri 8 maj 2015, në cilësi të personave zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare i kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit personit tjetër, dhe seriozisht ia kanë shkelur të drejtat personit tjetër.

Me këto veprime dy të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit  zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme