Prokuroria Themelore në Gjilan zhvillon kolegjiumin e fundit për vitin 2018

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, ditën e sotme, ka zhvilluar kolegjiumin e fundit përmbyllës, dhe njëherësh takimin e pesëdhjetë e tretë (53) për vitin 2018, me prokurorët e kësaj prokurorie.

Në këtë takim, pikë e rendit të ditës ishte prezantimi i rezultateve të punës nga çdo prokurorë, ku nga raporti i prezantuar, rreth 98% e lëndëve janë të kryera dhe nga këto statistika vërehet se kjo prokurori ka pasur rezultate të mira dhe rritje të efikasitetit të punës, pasi që çdo vit në regjionin e Gjilanit, kriminaliteti në përgjithësi është në rënie.

Gjithashtu, përpos të arriturave, u diskutuan edhe problemet me të cilat ballafaqohet kjo prokurori, duke theksuar se duhet përkushtuar dhe vepruar më shumë, në drejtim të veprave penale të narkotikëve dhe të dhunës në familje, të cilat këtë vit kanë shënuar rritje. Me qëllim që këto raste të trajtohen me prioritet, ashtu si për rastet e dhunës në familje, është paraparë që në vitin 2019 edhe për veprat penale me narkotikë, të caktohet një prokuror, i cili ekskluzivisht do të merret vetëm me trajtimin e rasteve të kësaj natyre.

Po ashtu, Kryeprokurori theksoi se është i kënaqur me punën e prokurorëve dhe në fund të gjithë me bindje çmuan mundësinë e përparimit të vazhdueshëm të prokurorisë në garantim të zbatimit të ligjit dhe përmbushjen e misionit të saj kushtetues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme