Promovohet libri “Gjurmëve 55-vjeçare të Klubit Hendbollistik ‘Vjosa'” – Aliu e cilëson tërheqës dhe mbresëlënës

Shtime | 06 Dhj 2023 | 16:00 | Nga Erolinda Suhogrella Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, të mërkurën u bë promovimi i librit “Gjurmëve 55-vjeçare të Klubit Hendbollistik ‘Vjosa’”, i autorit Banush Imeri, raporton Ekonomia Online.

Libri përshkruan historinë 55-vjecare të klubit dhe nga të pranishmit u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sportive në këtë qytet.

Fjalën përshëndetëse e mbajti kryetari Qemajl Aliu, i cili e uroi për librin autorin, duke shtuar se ky libër është tërheqës dhe mbresëlënës. Ai më tej shtoi se autori i librit i ka qëndisur klubit hendbollistik “Vjosa” një kurorë.

“Kur shkruhet një libër më synime siç është klubi hendbollistik “Vjosa”, bëhet fjalë për një projekt serioz, ajo që bije në sy të lexuesit është shkrimi pa dyshim, e shumë të tjera që ky libër të jetë tërheqës dhe mbresëlënës”.

“Autori i librit i ka qëndisur klubit hendbollistik ‘Vjosa’ një kurorë, që disa prej tyre janë të vdekur, urojë që këtë libër ta kenë në duar sa më shumë lexues”.

Edi Kolgeci, përfaqësues i Federatës së Futbollit, tha se të gjithë bashkë duhet të bëjmë më shumë për hendbollin.

“Me këtë rast, iu kisha ftuar ta shfrytëzoni këtë ditë që në të ardhmen ta shfrytëzoni hendbollin, lus kryetarin që në të ardhmen të bëhem bashkë të gjithë si për hendbollin ‘Vjosa’, por për të gjithë në përgjegjësi”.

Fatmire Ferati, redaktore e librit, tha se duke lexuar këtë libër shihen në sa kushte të vështira kanë funksionuar sportistët, raporton EO.

“Lojtarët e bëjnë shumë më bindëse këtë libër, libri në përmbajtje duke pasur edhe një varg fotografi sportisteve, lexuesit në këtë libër do të gjejnë kujtime nga sportistët, në ato kushte të vështira.

Fjalën e mori edhe vetë autori i librit, Banush Imeri, i cili falënderoj komunën e Shtimes për mbështetjen duke shtuar se do të punojë edhe për librin e dytë dhe të tretë për “Vjosën”, raporton EO.

“Ky manifestim po i ngjanë një festë të përurohet një libër, po të mundja do t’i përshëndetsha të gjithë dorë për dorë, unë këtë e kam shkruar duke më shoqëruar veteranët e Vjosës, e dua këtë sport edhe pse nuk isha pjesë e saj të luaj”.

“Me respekt të veçantë e përshëndes kryetarin e komunës së Shtimes, pa ndihmën e tij vështirë që kjo libër të botohej, kur njoftova që përfundova, më shumë dëshirë shprehi interesim për të na mbështetur, do të shkruaj edhe librin e dytë e të tretë, faleminderit që keni ardhur”.

Të ngjashme