Promovohet në Prishtinë “E bardha pa të bardhë”

Prishtinë | 24 Sht 2016 | 21:57 | Nga

Laure Cambau, poete dhe pianiste e njohur, e ka promovuar në Prishtinë librin e saj që vjen në shqip nën titullin “E bardha pa të bardhë”.

Poezitë shoqërohen me imazhet e veprave të piktorit të njohur me origjinë shqiptare Omer Kaleshi. Botuar nga shtëpia botuese “Albas”, kjo përmbledhje poetike vjen në shqip për lexuesit me përkthimin mjeshtëror të Luan Ramës.

Me këtë rast është hapur edhe ekspozita me piktura të quajtur “Omerika”, në Universitetin Iliria.

Qani Mehmeti foli për punën dhe veprën e poetes dhe pianistes Laura Cambau. (Tribuna Channel)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme