Pronari i një klubi nate për protestën, thotë se kafiteritë mbyllë e po dënohen veç pse kanë 15 veta brenda

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Kafiteritë e restorantet janë përballë këto ditë me vizita të inspektorëve për numrin e njerëzve në radhë për të marrë kafe me veti. Thuhej se grumbulloheshin shumë. Sipas disa prej pronarëve, kishte edhe dënime. Sot, të paktën 3500 persona morën pjesë në një protestë pro Qeverisë e kundër Gjykatës Kushtetuese. Nga pronarët e lokaleve, që ende nuk janë hapur, pati kritika të ashpra.


Dekorim Sahiti, një nga pronarët e Zone Club dhe pjesë e biznesit të kafiterive në Prishtinë ka komentuar me akuza, protestën e sotme në Prishtinë, ku të paktën 3500 veta dolën në tri sheshe përreth Qeverisë.

Në një status në Facebook, Sahiti ka shkruar se kafiteritë po dënohen se po kanë deri në 15 veta brenda dhe se gastronomia po qëndron ende e mbyllur, e në shesh po tubohen turma njerëzish. Ai e ka quajtur turp nëse policia e inspektorati shkojnë dhe largojnë njerëzit nga kafiteritë, pas kësaj cfarë ndodhi sot.

“Gastronomia e mbyllur, shume lokale dënohen vazhdimisht se i gjejnë nga 10-15 njerëz brenda, clubet vazhdojne me qene mbylle dhe s’dihet akoma asgjë per fatin e tyre, mijëra punëtorë pa pune, mijra biznese ne prag te falimentimit …Ne shesh nuk paska pandemi a? Sinqerisht nuk kom koment …. Është turp mbas ksaj dite inspektoret e policia me ardhë me i perzon njerëzit e me i denu lokalet… shum shpejt nje “NEJ TEST”..”, ka shkruar ai.
Kafiteritë që nga 18 Maji janë hapur për shërbim ‘merre me vete’, e nga 1 qershori hapen me masa të kufizuara, me më pak tavolina. Ato do të punojnë deri në ora 21:00 kur është edhe orari i lëvizjes. Ndërkohë për klubet e natës dhe sallat e dasmave nuk ka ende një vendim për hapje

Të ngjashme