Forumi për Transparencë Parlamentare ka mbajtur tryezë diskutimi së bashku me organizatat e shoqërisë civile, lidhur me temën “Parlamenti i hapur: Pikëpamjet e OSHC-ve për transparencën dhe pritshmëritë nga Kuvendi, raporton Ekonomia Online.
Arbreshë Kryeziu-Hyseni, kryetare e Forumi për Transparencë Parlamenrare, ka folur për planin e venprimit. Ajo tha se është krijuar një grup punues dhe është hartuar një draft që do të dorëzohet me komente shtesë. “Si forum për transparenca parlamentare kemi organizuar disa takime dhe debate me qytetar dhe ideja ka qenë me kriju mundësinë e bashkëpunimit me ta, por në të njëjtën kohe marrjen e te dhënave që janë të rëndësishme për ta. Sa i përket planit të veprimit është kriju një grup punues, është hartuar një draft që do të dorëzohen komente shtesë. Mendojmë që një draft me nda edhe me ju në mënyrë që para publikimit me qenë diçka e mirë”, tha ajo.
Fridon Lala, deputet i Kuvendit te Kosovës dhe anëtar i forumit, tha se “Kuvendi dhe deputetët burojnë drejtpërdrejt nga populli dhe Kuvendi duhet të jete i hapur. Si forum jemi të hapur ta rrisim bashkëpunimin dhe të jemi më të hapur për qytetarët”.
Agnesa Haxhiu nga KDI-ja ka thënë se kanë propozuar që të ndiqet shembulli i Shqipërisë dhe secili deputetet t’i këtë të publikuara shpenzimet në faqe zyrtare. “Kuvendi në shumicën e pikave ka pasur goxha shumë progres. Ndërhyrjet e shpeshta të zgjedhjeve e kanë ndërpre procesin për shkak të ndërrimit të pushtetit. Në disa vende ku Kuvendi duhet të bëjë më shumë është transparenca financiare. Këto tri vite legjislatura duhet të punohet në këtë drejtim. Kemi propozuar qe Kuvendi ta ndjek shembullin e Kuvendit të Shqipërisë që secili deputet i ka në faqe zyrtare të publikuara shpenzimet”.
“Edhe tek kodi i etikës është e rëndësishme mekanizmi që do ta mbikëqyr kodin. Kodi që është aktual është shumë i thjeshtë dhe asnjëherë nuk është vënë në zbatim”.
Aferdita Syla, anëtarë e NDI-ja, tha se “Plani i parë i veprimit është marr për bazë deklarata e miratuar në kuvend. Ky plan e rangon Kosovën në vendin e dytë në rajon. Mirëpo, ky plan ka skadu sepse ka qenë 2016-2020. Dhe forumi ka ndërmarr hapa për krijimin e një plani të veprimit të ri. Edhe Kosova rangohet me vende të tjera për të shënuar këto ditë. Plani i veprimit parasheh 4 objektiva. Forumi e ka vlerësuar tejet të rëndësishme me përfaqësuesit e shoqërisë Civile për të pasuruar planin e dytë”.
Taulant Hoxha nga KCSF, ka deklaruar se për pjesëmarrjen e qytetarëve në debate publike, duhet të bëhet presion prej anëtarëve të forumit. “Ambiciet në Kosovën e vitit 2022 janë shumë me te lart se në vendet e rajonit. Komunat dhe Qeveria kanë kërkesa për pjesëmarrjen e qytetarëve. Kuvendi më asnjë normë nuk e ka përfshirjen e qytetarëve. Duhet shumë më shumë angazhim dhe presion prej anëtareve të forumit ndaj proceseve”.
“Kuvendi i Kosovës nuk po e shpreh vullnetin që pjesëmarrjen e qytetarëve në dëgjime publike mes dy leximeve ta bëjë obligime. Nëse vitin 2022 e hartojmë një rregullore që e ka ambicien e njëjta 2008-10 nuk jemi duke bërë hap para”, tha ai.