Protesta e opozitës për rrëzimin e Ramës, mijëra qytetarë para kryeministrisë

Tiranë | 27 Jan 2018 | 15:48 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Protesta e sotme në Tiranë, kundër qeverisë Rama, ka mbledhur mijëra protestues në shesh.

Dhjetra autobusë janë nisur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë për të sjellë në Tiranë mbështetës të opozitës të cilët kanë protestuar sot para kryeministrisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Vetëm nga qyteti i Shkodrës janë nisur 4 mijë veta. 1500 protestues janë nisur nga Lushnja dhe Kukësi, gjithashtu 1500 të tjerë kanë duke udhëtuar nga Durrësi drejt Tiranës ku u zhvillua protesta e madhe e opozitës.

Protesta ka filluar në orën 12:00 dhe ka përfunduar rreth orës 14:00 edhe pse policia ka dhënë leje për 4 orë..

Motoja e protestës ka qene “Ngrihemi bashkë”.

Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta kundër rilindjes por dhe tre dordolecë me figurën e kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministrit Ilir Beqaj, dy ministrat më të përfolur për korrupsion.

 

Të ngjashme