Protesta gjithëditore para Rektoratit të UP-së për shkarkimin e profesorit Xhevat Krasniqi

Prishtinë | 11 Pri 2024 | 12:03 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Studentë e aktivistë bashkë të prirë nga Lëvizja Feministe Studentore, kanë protestuar të mërkurën para Rektoratit të UP-së duke kërkuar shkarkimin e profesorit Xhevat Krasniqi dhe anëtarëve të Këshillit të Etikës, raporton Ekonomia Online.

Aktivistët kanë vendosur pankartat në hyrje të rektoratit duke cituar fjalët e profesorit në fjalë:”Unë jam i drejtë në vlerësim, e kështu jam i drejtë, kur dush të bëj masazh”, etj.

27 studente të Fakultetit të Mjekësisë e kanë denoncuar profesorin Xhevat Krasniqi, për dyshime për ngacmim seksual.

Anita Mjeku studente nga Lëvizja Akivisite Studentore ka thënë se duke e parë që Këshilli i Etikës e ka ngelizhuar rastin sot janë mbledh për të disatën herë për me shqyrtu rastin.

“27 studentë të mjeksesisë e kanë denoncuar profesorin Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual. Denoncimi është duke ndodhur tash e një muaj. Na tu e pa që Këshilli i Etikës e ka ngelizhuar rastin sot jana mbledh për të disatën herë për me shqyrtu rastin e kërkesat tona janë të qarta, përjashtimin e profesorit Krasniqi nga UP”, ka thënë Mjeku.

Studentja Mjeku ka shtuar se do të vazhdojnë të protestojnë çdo ditë deri sa të merren masa ndaj profesorit.

“Na kena me vazhdu në qoftë se nuk ndërmerret kurgjo. Na jena këtu për të 5-ën ditë rradhazi. Protestë çdo ditore ku prej orës 8 deri 4 prej fillimit deri në mbarim të orarit të punës jemi para rektoratit me kërkesën për përjashtim të profesorit Krasniqi dhe shkarkim të anëtarëve të Etikës. Nëse sot anëtarët e Këshillit të Etikës nuk marrin vendim për me përjashtu Krasniqin  ose të paktën me suspendu atë, deri sa të përfundon procedura kem me blloku daljen e Rektoratit edhe nuk kemi me i lënë me dal prej ndërtesës pa marr vendim meritor për të”, ka thënë Mjekiqi.

Protestuesit kërkuan përjashtimin e profesorit të rregullt të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, të cilin e kanë denoncuar 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual.

Të ngjashme