Protesta para Kuvendit të Maqedonisë

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Dhjetëra persona po protestojnë para Kuvendit të Maqedonisë ndërkohë që brenda tij deputetët e mazhorancës dhe opozitës po diskutojnë ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit.

Protestuesit me pankarta në duar dhe bluza kundër referendumit kërkojnë dorëheqjen e Qeverise dhe mos-votimin e këtyre ndryshimeve kushtetuese.Pas gati tri dekadash, Maqedonia dhe Greqia arritën marrëveshje për ndryshimin e emrit, përmes së cilës Maqedonia do të quhet “Maqedonia e Veriut”, mirëpo ky ndryshim nuk gjeti mbështetje në referendum, pasi nuk u arrit pjesëmarrja e nevojshme prej 50 për qind të popullsisë, në mënyrë që referendumi të vlerësohet si i suksesshëm.

Tani fati i integrimit të shtetit fqinj në BE dhe NATO, ka mbetur në duart e parlamentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme