Në Mitrovicë është protestuar kundër përdhunuesve e ngacmuesve seksualë.
Atje ka protestuar edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
Ajo në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar fotografi nga atje.
Kërkesa kryesore e kësaj proteste ishte që emrat e përdhunuesve të publikohen.
“Thuani emrat e përdhunueve e ngacmuesve seksualë”, ishte kërkesa e shumë protestuesve në Mitrovicë, të cilët sot marshuan në qytet duke kërkuar drejtësi për viktimat. Dhuna seksuale që përjetoi vajza e mitur në Mazhiq të Mitrovicës nuk është rasti i vetëm me të cilën po përballet shoqëria jonë. Raportimet për raste të tilla kanë vazhduar edhe sot”, ka shkruar Deliu.