Protestohet për herë të dytë për rastin e 11-vjeçares, kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit të Prishtinës

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 12:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Prishtinë është mbajtur protesta e dytë e organizuar për rastin e përdhunimit të 11 vjeçares.

“Gra armatosuni”, “Shteti fajtor”, “Dorëheqje prokurori”, ishin disa nga pankartat që protestuesit i mbanin në duar, raporton Ekonomia Online.

11 vjeçarja dyshohet se u dhunua para disa ditësh nga pesë persona, derisa para disa muajsh thuhet se ishte trafikuar e dhunuar edhe nga gjashtë të tjerë.

Kjo është protesta e dytë e organizuar në Prishtinë për këtë rast, pas asaj të 31 gushtit.

Pastaj, protesta ka vazhduar përgjatë rrugës “Luan Haradinaj” te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës. Ata u ndalën para Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, për të cilën kërkuan shkarkimin e Kryeprokurorit të Prishtinës, Kujtim Munishi.

Protestuesit kanë këmbëngulur se nuk do të largohen nga objekti i prokurorisë deri sa të shkarkohet apo ta japë dorëheqje Munishi.

Organizatorët e akuzuan prokurorinë se ajo ishte në dijeni për dhunimin dhe trafikimin e 11-vjecares para disa muajsh. Sipas tyre, u desh një protestë masive që informatat në lidhje me rastin të dilnin në pah, raporton Klankosova.tv

Ndonëse të gjithë të dyshuarit janë arrestuar, organizatorët thonë se kjo nuk jep qetësi e siguri për gratë e vajzat pasi sipas tyre, prapë mund të ndodhin përdhunime.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme