Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave

Prishtinë | 28 Pri 2023 | 11:05 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar me kërkesë rritjen e pagave, raporton Ekonomia Online. “Hajnat jashtë, hajnat jashtë”, ishin disa nga thirrjet e punëtorëve të KEK-ut.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhar Llumnica, tha se janë mashtruar për rritje pagash. Madje shtoi se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, duke paralajmëruar edhe grevë nëse nuk marrin përgjigje.

“Ne shprehin pakënaqësi dhe prodhojmë energji elektrike. E di që ndoshta nuk jeni të kënaqur me neve, por disa individë e sidomos Bordi i KEK që na ka gënjyer që në fund të prillit të bëhet diçka. Në fund na thanë se në fund të majit do të kemi një shpërblim, por jo, ne po kërkojmë rritje pagash dhe jo shpërblim”, tha Llumnica.

“Marre me rrejt. Punëtorët e KEK nuk janë të veshur me ngjyra partiake, por me uniformën e KEK-ut. Deri në ora 16:00 nuk shikojmë parti politike, prandaj kërkojmë nga Qeveria që t’i rris pagat e t’i rris shujtat ushqimore. Ne me juve do të jemi të vendosur dhe nuk do të lëshojmë pe, dhe nuk do t’i plotësojmë dëshirat, ne po dyshojmë se disa individë po na imponojnë grevën, e sot po i paralajmërojmë se nuk do të lëshojmë pe”, tha Llumnica.

Ali Gashi nga BSPK, i quajti heronj punëtorët e KEK-ut. Ai tha se falë tyre, Kosova po ndriçohet, raporton EO.

“Është për të ardhur keq që për neglizhencë të Qeverisë, t’i qesin në rrugë punëtorët që na bëjnë dritë. Ju vërtetë jeni heronj dhe dhatë gjithçka që sot Kosova është e zhvilluar, që sot ekonomia është e zhvilluar. Ndoshta dikujt i ka interesuar që të dështojë KEK-u”, tha ai.

“Nëse mendon se dikush nuk ia ka pa hajrin Nagip Krasniqit gabon, sepse falë tij dy sindikata i ka bërë bashkë, dhe për këtë arsye hajnat janë në burg. 12 punëtorë kanë vdekur në KEK, dhe asnjë nga menaxhmenti nuk ka qenë varrim”, tha përfaqësuesi i BSPK-së.

Përkrahje kësaj proteste i ka dhënë edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

“Erdha të jem këtu me ju që duke e sakrifikuar vetën po na bëni dritë. Pa ju, ne as në shkolla nuk të shkonim. SBASHK e përkrah protestën e juaj”, tha Jasharaj.

Punëtorët e KEK-ut, protestën e kanë vazhduar para ndërtesës së Qeverisë. Nga aty, kanë brohoritur “hajnat në burg”, dhe kanë kërkuar rritje të pagave.

Të ngjashme