Protestojnë punëtorët fizikë në KEK: Qeveria s’po na përgjigjet fare, sa ishte opozitë na jepte të drejtë

Prishtinë | 28 Gus 2023 | 11:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata Sindikate e Sigurimit Fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës ka protestuar të hënën, para zyrave qendrore të KEK-ut dhe para Qeverisë së Kosovës, me ç’rast kanë kërkuar rikthimin si punëtorë të KEK-ut dhe jo të tenderohen vazhdimisht në sektorin privat, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Sindikatës së sigurimit fizik të KEK-ut, Nexhat Murati, tha se me anë të kësaj proteste ata janë duke i kërkuar të drejtat e tyre legjitime, të cilat po u shkelen.

“Ne sot ishim në protestë para Qeverisë dhe para KEK-ut atje, jemi tu i kërku të drejtat ton legjitime të cilat po shkelen në vazhdimësi, më së shumti prej KEK-ut dhe bordit të tij po edhe nga ministria. Jemi me kontrata valide të cilën e kemi të përhershme me KEK-un, ne punojmë tek privati ku jem të huazuar e jo të privatizuar. Dolëm para qeverisë pasi që na kanë premtu që në ditët e para të tyre do të marrin masa. Me i pyet se çka është problemi. Jam i befasuar me këtë qeveri. Ne jemi shumë të shqetësuar pasi që asnjëherë nuk mu mundësu me punu për familjen time por vetëm për oligarkë të KEK-ut dhe kompanive private”, tha ai.

Tutje ai tregoi se për këtë çështje ka qenë në gjykim në vitin 2010, ku sindikata ka dalë fitimtare mirëpo nuk është ndërmarr asnjë masë.

“Rastin e parë në gjykatë e kemi fitu në 2010, mirëpo kur e njëjta gjykatëse thotë nuk mundem me marr vendime të drejtë për ju se kam marr kërcënime, kam fëmijë, nuk di ka të drejtohem më. I bëj edhe njëherë thirrje qeverisë që të na takojë njëherë, t’i tregojmë që po kërkojmë vetëm drejtësi”, tha tutje Murati.

E Halil Bala, punëtor i sigurimit në KEK tha për Ekonomia Online se janë të shfrytëzuar dhe se nuk paguhen as për ndërrimet shtesë. Thotë se ndihen të shkelur, dhe se nuk po mund të punojnë për familjet e tyre, por për kompani private.

“Kemi dalur që të protestojmë për të drejtat tona, kemi qenë në KEK, na kanë privatizuar, me vite, prej 2004-ës ne punojmë vetëm për kompanitë private, për familjet tona nuk na mbetet asgjë. Neve na shfrytëzojnë, as festat nuk na paguhen, ndërrimet e tepërta nuk na paguhen, ne jemi shumë të shkelur me një fjalë”, tha Halil Bala punëtor e anëtar i Shoqatës Sindikale të Sigurimit Fizik në KEK.

Të ngjashme