Proteston sindikata e QKUK-së, të pakënaqur me koeficientin e pagave

Prishtinë | 05 Pri 2023 | 10:20 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e QKUK-së ka protestuar në lidhje më pakënaqësitë për koeficientin dhe pagat te stafi i mesëm, administrata dhe ai mbështetës i punonjësve shëndetësor, raporton Ekonomia Online.

Pakënaqësi ata kanë edhe për heqjen e shtesave për shujtë, rrezikshmëri dhe stazh të punës.

Kryetari i kësaj Sindikate, Xhemajl Selmani, tha se pas miratimit të Ligjit të pagave kanë shpresuar në ngritjen e mirëqenies sociale, por që sipas tij, ndodhi krejtësisht e kundërta.

“Shtesat në pagë siç janë shujtat, rrezikshmëria dhe stazhi i punës janë hequr ose përgjysmuar. Klasifikimi i pozitave sipas profesionit janë ngatërruar keq dhe si pasojë e kësaj, shumë profesionistë të certifikuar paguhen si punëtorë të rregullt”.

“Ka çrregullime në të gjitha instancat, duke filluar nga mjeku e deri te kopshtari e në veçanti në personelin infermieror ku klasifikimi i atyre që janë të kualifikuar me bachelor dhe shkollë të mesme nuk ekziston”, tha tutje ai.

“Kapaku i pakënaqësisë është ulja e pagave të administratës së sistemit shëndetësor, sektorit i cili është promotor i menaxherizmit. E gjithë kjo katrahurë nuk na qon në ngritjen e nivelit dhe cilësisë së shërbimit shëndetësor, por drejtë shthurjes së tij. Në vazhdën e kësaj, kërkojmë përgjigje të shpejte nga instancat menaxheriale e në veçanti nga MSh”.

Të ngjashme