Provinca kanadeze do t’ju vendosë taksë shëndetësore të pavaksinuarve

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Provinca kanadeze e Quebec do t’ju vendosë taksë shëndetësore banorëve që nuk janë të vaksinuar kundër COVID-19.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Quebec, që ka raportuar numrin më të madh të viktimave me COVID-19 në Kanada, aktualisht po lufton me një rritje të rasteve.

Të martën, kryeministri i Quebec, Francois Legault njoftoi se zona do të ishte e para në vend që do të penalizonte financiarisht të pavaksinuarit.

Vetëm rreth 12.8 për qind e banorëve të Quebec nuk janë vaksinuar, por përbëjnë gati gjysmën e të gjitha rasteve spitalore.

Sipas të dhënave federale, pak më shumë se 85 për qind e banorëve të Quebec ishin vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës deri më 1 janar.

Kryeministri Legault tha gjatë një konference për shtyp se njerëzit që nuk kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës do të duhet të paguajnë një “kontribut”.

Tarifa ende nuk është vendosur, por do të jetë “e rëndësishme”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme