PS tërhiqet nga shkarkimi i Metës

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialiste e Shqipërisë është tërhequr nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta nga detyra.

Deputetët socialistë kanë deklaruar në Komisionin Hetimor se shkeljet e kryera nga Meta nuk përbëjnë shkak për shkarkim.

Deputetja e PS, Klotilda Bushka theksoi se shkeljet e kryera nga Presidenti ekzistojnë, por kjo përplasje bën që të miratohen disa rregullime ligjore në mënyrë që në të ardhmen të mos kemi probleme të ngjashme.

Bushka u ndal tek dekreti i Metës për të anuluar zgjedhjet e qershorit duke argumentuar se bëhet fjalë për shkelje nga Presidenti, por gjithsesi zgjedhjet u zhvilluan dhe ai dekret nuk pati pasoja të rënda.

Të ngjashme