Pse 38 qendra votimi nuk po mund të hapen në komunat veriore?

Prishtinë | 16 Pri 2023 | 06:13 | Nga Ilir Gashi

Nga gjithsejt 44 qendra votimi të 4 komunave, vetëm 6 prej tyre janë të zakonshme, e 13 të tjera të pazakonshme për historinë e demokracisë në Kosovë, sepse do të vendosen në kontejnerë.

Nga 44 qendra votimi, Qeveria e Kosovës nuk po krijon kushte që të hapen 38 qendra të tjera, në të cilat hiq më larg se në zgjedhjet lokale është zhvilluar procesi zgjedhor i organizuar nga KQZ-ja.

Ky është realiteti në veri të Kosovës dhe jo propagandat e kryeministrit Kurti e ministrit Sveçla. Nëse në veri të Kosovës do të kishte sovranitet, ai do të rezultonte me hapjen e çdo qendre të votimit.

Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla nuk duhet të bëhen sikur nuk i kanë lexuar letrat që i shkruajnë institucionet që janë nën varësinë e tyre. Të dy këta, në Kuvend, flasin tjetër gjë e në terren 38 qendra votimi nuk mund të hapen.

Edhe Kurti edhe Sveçla i dijnë këto arsyet e mëposhtme, por bëhen sikur nuk i kanë lexuar dhe e gënjejnë vetën e mundohen edhe një shtet të tërë.

  1. Deklarimet e disa Drejtorëve të shkollave se nuk do të hapin dyertë e atë ditë.
  2. Mundësia që vetëm me urdhër të gjykatës të thyhen dyertë e shkollave (në shkollë munde të ketë paisje dhe duhet inventarizim).
  3. Protestën e disa gytetarëve para Komunave kur kemi vizituar Stacionet me zyrtare të KKZ-ve.
    4.Mospjesemarrjen e listës Serbe në këto zgjedhje.
  4. Mundësinë që atë ditë të thirren nxënësit në shkolla me pretekstin që kanë humbur mësim gjatē barikadave.
  5. Mundesinë e sulmit dhe djegies së depove Komunale.
  6. Mundësinë e djegies dhe sulmit të zyrave të KKZ-ve (rasti te tre rrokaqiejt).
  7. Mundësinë që gytetarë të sulmohen apo kërcënohen para, gjatë apo pas votimit.

Të ngjashme