Të dielën qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
Një nga deputetët që ja vlen të votohet është kandidati me numër 91 nga lista e PDK-së, Ruzhdi Kurtishaj.
91-shi i PDK-së është një person i njohur që ka bërë shumë për turizmin shqiptar si Kryetar i Transportit Rrugor.
Kurtishaj synon që të unifikoj turizmin shqiptarë nëse e merr besimin nga qytetarët.
Si deputet, ai ka premtuar që do të jetë zë përfaqësues i turizmit dhe mbrojtës i kauzës për unfikimin e turizmit kombëtar shqiptarë.
Gjatë fushatës, Kurtishaj ka marr përkrahje të madhe nga qytetarët për të qenë zëri i tyre në legjislaturën e re.
Kurtishaj, për dekada me radhë, me agjencionin e tij turistik “Sharri Travel”, arriti të bëj bashkë trevat shqiptare, arriti t’i bashkojë shqiptarët, e të jetë urë lidhëse në mes tyre, madje me moton “Pusho Shqip”, e që ishte thirrja e vitit që lamë pas, u dëshmua se ai mund të bëj punë të mëdha.
Po ashtu, kontribut të jashtëzakonshëm, Kurtishaj vazhdon të jep duke qenë në krye të Shoqatës së Transportit rrugor.