Pse mungon Lulzim Basha në mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Prej rreth një ore vijon në Presidencë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga kreu i Shtetit Ilir Meta.

Gazetari Juxhin Mustafaraj bën me dije se në këtë mbledhje mungon kreu i opozitës Lulzim Basha.

Ndërsa mësohet se nuk ka pasur një ftesë për Bashën, kjo është edhe arsyeja e mungesës së tij, transmeton abcnews.al .

Sakaq, në mbledhje ku është i pranishëm, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministrat e qeverisë Rama është duke u folur për  mënyrën se si do të menaxhohet në terren situata pas tërmetit.

Të ngjashme