Pse nuk po ndodhë transferimi i Rashicës te Leipzigu

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica vazhdon të jetë pjesë e Werder Bremenit Ylli kosovar ka shumë oferta në tavolinë, por ai ka arritur një marrëveshje personale me Leipzigun.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann, i cili ka thënë se transferimi i Rashicës te Leipzigu nuk po ndodhë pasi s’ka marrëveshje mes klubeve.

“Për shkak të Ligës së Kampionëve dhe mënyrës se si ata luajnë, Leipzig do të ishte skuadra më e mirë për Rashicën, por nuk ka kuptim që Miloti të pres më shumë,” ka thënë Baumann.

“Marrëveshja mes klubeve mungon dhe për atë them se nuk ka kuptim që ai të pres më shumë. Ne nuk duam të heqim dorë nga kërkesat tona prej 25 milionë eurove,”.

Kutjojm që Leipzig ka ofruar 15 milionë euro plus 3 tjera në formë të bonuseve.

Të ngjashme