Pse vitamina C nevojitet pikërisht tani

Prishtinë | 17 Dhj 2023 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Vitamina C është një ushqyes i dobishëm dhe i domosdoshëm për organizmin, veçanërisht në këtë periudhë kur nisin virozat.

Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira.

Prania e saj është e rëndësishme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve të zemrës, problemeve me shtatzaninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme.

Ajo mbështet rritjen normale të trupit, zhvillimin e tij dhe përthithjen e hekurit.

Organizmi i njeriut nuk mundet të prodhojë apo ruajë vitaminën C.

Kjo e bën marrjen e kësaj vitamine nga ushqimet, një nevojshmëri të madhe.

Sa ju nevojitet

Meshkujt: 90 miligramë në ditë

Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji)

Femrat shtatzënë: 85 miligramë në ditë

Nënat që ushqejnë me gji: 120 miligramë në ditë

Duhanpirësit: 35 miligramë më shumë se doza e rekomanduar më lart.

Sasia maksimale që njeriu mund të marrë nga kjo vitaminë është 2000 miligramë në ditë.

Ajo që është e rëndësishme që lexuesit të dinë, është se një regjim i shëndetshëm ushqimor ofron sasi të përshtatshme të vitaminës C.

Ushqimet më të pasura me Vitaminë C

Për shumë njerëz, një portokall, një racion me luleshtrydhe, speca të kuq apo brokoli, ofron një dozë të mjaftueshme të vitaminës C.

Specat janë burim shumë i mirë i vitaminës C. Duhet t’i përfshini në regjimin tuaj ushqimor.

1 gotë me lëng portokalli ofron 93 mg vitaminë C.

1 gotë me lëng qitro ofron 70 mg vitaminë C.

1 kivi ofron 64 mg vitaminë C.

Gjysëm racioni me brokoli ofron 51 mg vitaminë C.

Gjysëm racioni me luleshtrydhe ofron 49 mg vitaminë C.

Vitamina C dhe stresi

Stresi është i pashmangshëm gjatë ditës.

Ai nxitet nga një sërë faktorësh, ngjarjesh dhe mendimesh.

Mungesa e vitaminës C i shumëfishon këto faktorë nxitës të stresit, jo vetëm në frekuencë por edhe në përmasë.

Njerëzit që kanë mungesa të vitaminës C shpalosin sjellje të ngjashme me depresionin, ndihen më të lodhur dhe pa energji.

Probleme me dhëmbët

Vitamina C i mban dhëmbët dhe mishrat e tyre të shëndetshëm.

Mungesa e kësaj vitamine shkakton erozion dhe rënie të dhëmbëve.

Sistem të dobët imunitar

Mungesa e vitaminës C krijon një handikap në sistemin imunitar.

Jo vetëm që organizmi sëmuret shpesh, por edhe shërimi dhe rikuperimi është më i vështirë.

Një sistem i dobët imunitar e ka më të vështirë të mposhtë infeksionet dhe bakteret.

Plogështi

Anemia prek shumë njerëz.

Plogështia është një prej simptomave të saj që vjen si pasojë e niveleve të ulëta të hemoglobinës.

Mungesa e vitaminës C shkakton anemi dhe probleme me prodhimin e qelizave.

Shtim në peshë

Mungesa e vitaminës C rrit masën dhjamore në organizëm.

Kjo ndodh sepse trupi resht së përdoruri yndyrnat si burim energjie.

Të ngjashme