PSG e shkarkon trajnerin Galtier

Prishtinë | 06 Qer 2023 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain e ka shkarkuar trajnerin Christophe Galtier.

Kështu raporton mediumi francez, Le Parisien.

Pas vetëm një sezoni të kaluar, duke e fituar vetëm titullin në Francë, Galtier është larguar nga “Parku i Princave”.

Sipas informacioneve të Le Parisien, Luis Campos i ka bërë të ditur Galtierit orët e fundit se nuk do të jetë më trajner.

PSG dështoi të fitonte Ligën e Kampionëve, duke u eliminuar herët nga Bayern Munichu.

Të ngjashme