PSG-ja e zyrtarizon edhe Asension

Prishtinë | 06 Kor 2023 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Marco Asensio është bërë përforcimi më i ri i Paris Saint-Germainit.

Klubi spanjoll ka njoftuar se ylli spanjoll ka zbarkuar në “Parkun e Princave” si transfer i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me Real Madridin.

Lojtari ka nënshkruar kontratë me kampionin e Ligue 1 deri në vitin 2026.

“Los Blancos” ia dhanë lamtumirën lojtarit pas 7 vjetësh të kaluar në “Santiago Bernabeu”.

Asensio do të shpresojë që të luajë rregullisht në PSG pasi hasi në vështirësi për ta bërë një gjë të tillë në Madrid në vitet e fundit.

Trajneri i ri Luis Enrique ka premtuar se do të bëjë lojë sumuese në PSG dhe ai e njeh Asension pasi kishin punuar së bashku në Kombëtaren e Spanjës.

“Është privilegj të jem pjesë e një klubi të madh siç është PSG-ja. Mezi pres t’ju bashkohem shokëve të skuadrës dhe të punoj me ta për të arritur objektiva të mëdhenj”, ka thënë futbollisti spanjoll.

PSG-ja është duke e ndërtuar një ekip të ri dhe së fundmi e zyrtarizoi edhe qendërmbrojtësin e deridjeshëm të Interit, Milan Skriniar.

Të ngjashme