PSG ofron 110 milionë euro për Ekrisenin

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 13:26 | Nga

Paris Saint Germain është vënë në kërkim të një mesfushori dhe emri i fundit në radarin e kampionëve të Francës është Christian Eriksen.

Pas dështimit për të nënshkruar me Ivan Rakitiqin, duket se drejtuesit e PSG janë drejtuar drejt Anglisë për të bërë ndonjë blerje.

Së fundmi parisienët po shqyrtojnë opsionin për të dërguar një ofertë të majme, për Christian Eriksen. Klubi po mendon të ofrojë shifrën e 110 milionë eurove.

Organizatori danez është një nga lojtarët kryesor tek Tottenhami dhe do të jetë e vështirë për francezët që ta bindin lojtarin, por edhe klubin londinez.

Pak ditë kanë mbetur deri në mbyllje të afatit kalimtar verorë, por asgjë nuk është e pa mundur për drejtuesit e PSG.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme