Mendimet janë të fuqishme dhe në atë që përqendrohemi ajo edhe do të rritet
Miliona njerëz në gjithë botën vuajnë nga ankthi derisa tek disa mund të jetë më lehtë i përballuar. Ankthi është një ndjenjë e përgjithshme, frikë shpesh ndaj një rreziku të panjohur, jo real dhe të padukshëm.
Ankthi mund të zgjat pak dhe në situata të veçanta. Por ai, mund të bëhet edhe kronik, me shqetësim të ekzagjeruar, të pa kontrolluar. Ankthi mund të bëhet aq i theksuar sa të krijojë vështirësi në familje, punë e shoqëri.
Ankthi është një term i përgjithshëm për disa çrregullime që shkaktojnë nervozizëm, frikë dhe shqetësim, i cili vjen në shumë forma, por të gjitha llojet e ndryshme shpesh kanë karakteristika themelore. Sikur edhe problemet tjera të shëndetit mendor, ashtu të gjithë përjetojnë ankthin herë pas here. Andaj nuk duhet të hezitojmë të kërkojmë ndihmë nga miq tanë apo edhe mjekët. Këto çrregullime ndikojnë si ndihemi, si sillemi. Ankthi i butë është më pak shqetësues, kurse ankthi i rëndë ndikon seriozisht në jetën tonë të përditshme, dhe vjen si reagim ndaj stresit.
Shoqata Psikologjike Amerikane (APA) e përcakton ankthin si “një emocion të karakterizuar nga ndjenja të tensionit, mendimeve të shqetësuara dhe ndryshimeve fizike si rritja e presionit të gjakut”.
Kështu shqetësimet rrotullohen rreth punës, parave, jetës familjare, shëndetit dhe çështjeve të tjera që na mundojnë. Ankthi shpesh shoqërohet me simptoma të njëjta si paniku ; probleme me gjumin, marramendje, fryma e shkurtër, përvoja e mbytjes, ndjenjë frike, parehati, tensionim të muskujve, dhimbje të butë, lodhje, ju duket sikur nuk po ndiheni mirë me shëndetin tuaj, nuk ju mban një vend dëshironi të lëvizni. Kurse ata të cilët e kanë ankthin të lidhur me ndjenjën e perfeksionit, përgjithësisht kanë pritshmëri aspak realiste në lidhje me jetët e tyre.
Sipas Psychology Today, ekziston një trekëndësh vicioz mes perfeksionizmit, ankthit dhe depresionit. Kjo është praktikisht, paaftësia për të përfunduar një detyrë pasi kërkohet, vazhdimisht që të jetë perfekte.
Çrregullimet e ankthit zakonisht na vijnë nga situata të ndryshme me të cilat mund të përballemi me stres, rritje dhe presion të gjakut, andaj edhe na paraqiten disa çrregullime:
Fobia: Kjo frikë manifestohet me çrregullime tjera të ankthit, frika mund të njihet si irracionale ose e panevojshme, por personi nuk është ende në gjendje të kontrollojë ankthin. Kjo fobi mund të jetë me shkaktarë dhe situata të ndryshme, si kafshë, ose objekte të përditshme që na rrethojnë.
Çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD): Ky lloj ankthi vjen si pasojë e traumave të mëparshme, si luftëra, fatkeqësi natyrore, sulme seksuale, aksidente serioze. PTSD shpesh çon në “flashbacks” dhe personi mund të bëjë ndryshime të sjelljes për të shmangur shkaktarin.
Çrregullimi i ankthit social: Kjo është një frikë që gjykohet gabimisht nga të tjerët në situata shoqërore ose nga frika e të shfaqurit në publik. Kjo nënkupton frikën nga skena, frika e intimitetit. Si pasojë e kësaj njerëzit shmangin situata publike, dhe kontaktin njerëzor deri në atë pikë saqë jeta e përditshme u bëhet jashtëzakonisht e vështirë.
Çrregullimi i ankthit të ndarjes: Ky lloj çrregullimi karakterizohet nga nivele të larta ankthi kur ndahen nga një person i rëndësishëm që kemi pasur në jetë, ose edhe kur ndërrojmë vendbanim. Ndarja rezulton me simptoma paniku, kurse vendi jep ndjenjë pasigurie.
Faktorë që sjellin ankthin cekem më lartë se është stresi i përditshëm por që nëse nuk kontrollohet kalon në ankth, pastaj janë problemet që na sjell jeta, si puna, shkolla, financa, ngjarjet traumatike, ose edhe mungesa e oksigjenit kur ndodhemi në lartësi. Ankthi i tepruar vjen nga stresi i jetës përditshme, por edhe nga personi që shqetëson veten dhe mundohet të tregoj vetveten, me frikën se diçka e keqe do të ndodh.
Ankthi vjen por ashtu di edhe të ikën varet krejtësisht nga ne si veprojmë, mund të lexoni gjithçka kundër ankthit por nëse nuk kujdeseni për veten kjo nuk do të ndikojë asgjë për të mirë në shëndetin tuaj, prandaj duhet gjithsesi të shkoni drejt një jete të lumtur, më të shëndetshme gjithmonë me gjëra pozitive dhe strategji që na qetësojnë të cilat edhe janë të theksuara nga shumë psikologë e psikoterapeut.
Tani kemi theksuar disa nga mënyrat se si na bëjnë më të lehtë kalimin nga ankthi:
(Autorja është kandidate për master në drejtimin Psikologji Organizative Sociale)