Punëtorët teknik të gjashtë shkollave të Prishtinës, sot do të hyjnë në grevë.
“Pas protestës se të premtes, që bën punëtorët teknik të gjashtë shkollave të Prishtinës ju informojmë se kompania “MSS” kreu obligimet e veta ndaj punëtorëve , mirëpo komuna e Prishtinës edhe për kundër premtimit publik se ajo do ti kryej obligimet e veta, këtë nuk e bëri”.
“Vet nënkryetari i komunës të premten deklaroj se nëse nuk paguhen pagat” unë vet do të solidarizohem me ju po i njëjti sot deklaroi se nuk mund ti kryej obligimet”, thuhet në një njoftim të Sindikatës së Pavarur të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës.