Punëtori shqiptar vdes në kantierin e ndërtimit

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Një 40-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë duke punuar në një kantier ndërtimi në Como të Italisë.

Mediet italiane raportojnë se shqiptarin e ka zënë dheu poshtë. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, 40-vjeçari, gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

Të vdekurit në vendin e punës në territorin e Como-s, janë rritur shkruajnë mediat italiane. Ata e konsiderojnë një rekord dramatik, që rrezikon të kthehet në pasqyrën e një vendi ku mungesa e sigurisë në punë është emergjencë e përditshme.

Të ngjashme