Ekonomia Online
FUNDIT

Pushime të djegura për mijëra turistë në Rodos, evakuohen 30.000 vetë

Pushime të djegura për mijëra turistë në Rodos, evakuohen 30.000 vetë

Natë kaotike në ishullin grek të pushimeve, Rodos. Për mijëra turistë pushimet shprehimisht u dogjën. Sipas AFP gjithsej janë evakuuar 30.000 vetë pas shpërthimit të zjarreve masive. Më shumë se 2000 prej tyre, shumica pushues u morën me anije nga plazhet, njoftoi roja bregdetare greke, por edhe me autobusë. Jo pak turistë duhej të ecnin […]

Natë kaotike në ishullin grek të pushimeve, Rodos.

Për mijëra turistë pushimet shprehimisht u dogjën.

Sipas AFP gjithsej janë evakuuar 30.000 vetë pas shpërthimit të zjarreve masive. Më shumë se 2000 prej tyre, shumica pushues u morën me anije nga plazhet, njoftoi roja bregdetare greke, por edhe me autobusë. Jo pak turistë duhej të ecnin me këmbë në përpjekje të dilnin nga zona e rrezikut, pas rrugëve të bllokuara.

Temperaturat rreth 40 gradë kanë përfshirë Greqinë prej ditësh. Shumica e të evakuuarve janë dërguar në veri të ishullit për t’u strehuar në salla sporti apo shkolla. Zjarret ende nuk janë shuar. /DW

Të ngjashme