Qelaj kërkon nga Komisioni për Legjislacion të nxjerrët ligj që përcakton pozicionin e Institucioneve të Pavarura

Prishtinë | 13 Pri 2022 | 13:53 | Nga Lindita Berisha

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka diskutuar për qëndrimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ndaj Institucionit të Avokatit të Popullit, raporton Ekonomia Online.

Institucioni i Avokatit të Popullit, konsideron se qëndrimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ndaj tyre ishin kundërligjshme dhe antikushtetuese.

Për gjitha këto supozime, foli kreu i këtij institucioni, Naim Qelaj. Qelaj ka kërkuar nga ky Komision që të nxjerrin ligjin që e rregullon pozicionin e Institucioneve të Pavarura të përcaktuara në kapitullin 12 të Kushtetutës.

Qelaj tha se në raportin e vitit 2017 është konsideruar se veprimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës në disa segmente cenojnë pavarësinë Institucionale dhe funksionale të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe bien ndesh me vetë ligjin dhe kushtetutën.

 “Në vitin 2017 në raportin e tij Avokati i Popullit ju ka referuar një pike të veçantë që lidhet me çështjet që Institucioni i avokatit të popullit i ka pasur të ngritura në atë kohë me Këshillin e Pavarur mbikëqyrës të Shërbimit Civil. Nëse e shihni raportin e vitit 2017 në pikën 5.10 mundeni me pa që qysh në atë kohë Avokati i Popullit ka konsideruar se veprimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës në disa segmente cenojnë pavarësinë Institucionale dhe funksionale të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe që bien ndesh me vetë ligjin, kushtetutën por edhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese që në ndërkohë e pas kësaj kësaj periudhe janë nxjerr”, tha ai.

“Aktgjykimi i vitit 2018 që ne e kemi nxjerr lidhur me vlerësimin e Kushtetutshmërisë të disa neneve të ligjit për Këshillin e Pavarur për Shërbimin Civil të Kosovës dhe aktgjykimi KO-203 thye për 2019 lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë të disa neneve të ligjit për zyrtarë publik. Të gjitha këto aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese kanë sqaruar në mënyrë të detajuar se sa mund të ushtrohet juridiksioni i ligjeve çoftë ai për zyrtarë publik, çoftë për administratën publike, çoftë edhe lidhur me kompetencat për Këshillin e Pavarur mbikëqyrës”, tha Qelaj.

“E njëjta situatë është përcjellë vitin 2018 në raportin vjetor të Avokatit të Popullit, dhe për dallim nga viti 2017 Avokati i Popullit në këtë raport ka kërkuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që me anë të ligjeve që rregullojnë Administratën Publike, përkatësisht Shërbime Civile në Republikën e Kosovës të qartësojë pozicionin e Institucioneve të pavarura të përcaktuara me kapitullin e 12 të Kushtetutës në pajtim me rendin Kushtetues në vend si dhe në pajtim me frymën e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese KO-073 -2016 të datës 8 dhjetor 2016”, tha tutje Qelaj.

“Kjo është gjendja në të cilën unë e kam gjet sa i përket temës me të cilën po ballafaqohemi dhe në vazhdimësi ne kemi pranuar njoftime, hapje procedurash nga ana e Këshillit të parë mbikëqyrës dhe përkundër krejt këtyre reagimeve që janë bërë”, tha ai.

Ne e kemi njoftuar Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës dhe me veprimet konkrete që ka marrë Avokati i Popullit në drejtim të zgjedhjes së rregulloreve të brendshme si  akte nënligjore.

“Me punën e institucionit të avokatit të popullit kemi nxjerrë rregullore me të cilën kemi proceduar edhe procedura disiplinore dhe inicimi i procedurave edhe në komision për ankesa brenda institucionit dhe kemi parapa mundësi të inicimit të konfliktit administrativ në të gjitha rastet kur janë të pakënaqur me vendimet që i nxjerrë qoftë komisioni shkallës së parë qoftë i shkallës së dytë. Kërkojmë nga ju komision e iniciuar nxjerrjen e ligjeve që rregullojnë pozicionin e Institucioneve të Pavarura të përcaktuara në kapitullin 12 të Kushtetutës”, tha ai.

E kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Jeton Koca, tha se institucioni që ai e drejton është përgjegjës për sigurimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin Civil.

“Unë pajtohem e Avokatin e Popullit lidhur me çështjet që i ngriti që kanë ndodhur në vitin 2017 dhe 2018 të cilat kanë të bëjnë me trajtimin e ankesave të institucioneve të avokatit të popullit nga Këshilli i Pavarur që kryesisht kanë të bëjnë me procedurat në nivelit  të lartë drejtues që ka qenë funksion me ligjin e Këshillit, mirëpo ato procese kanë dalur në kohën kur Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës nuk i është nënshtruar ende vlerësimit të kushtetutshmërisë dhe nuk është me i mbrojt anëtaret paraprak të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, mirëpo derisa ligji nuk i është nënshtruar vlerësimit të kushtetutshmërisë, ai ka qenë ligj dhe ka qenë obligim me i zbatuar, dhe funksionet kryesore të Këshillit janë trajtimi i ankesave të nëpunësve  civil, vëzhgimi i procedurave të zgjedhjes së nëpunësve të lartë dhe të nivelit drejtues, dhe monitorimi i Administratës Publike, në mbikëqyrje të zbatimit të legjislacionit për shërbimin civil”, tha Koca.

“Në momentin kur ligji për KPM i është nënshtruar vlerësimit të kushtetutshmërisë, në vitin 2019 Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se funksioni i cili ka të bëjë me mbikëqyrjen e përzgjedhjes së nëpunësve të lartë të nivelit drejtues që mbikëqyr Këshilli i Pavarur nuk është në pajtim me kushtetutën”, tha tutje ai.

Të ngjashme