Qëllohet me armë zjarri shoqëruesi i tre qenve të Lady Gagas, vidhen dy prej tyre

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Shoqëruesi i qenve të Lady Gagas është qëlluar katër herë në gjoks mbrëmjen e së mërkurës në Los Angjelos nga dy persona të cilët me këtë rast kanë vjedhur dy nga tre qentë e saj.

Ryan Fischer 30 vjeçar ishte duke shëtitur me tre qentë, Koji, Asia dhe Gustavo kur u qëllua jashtë shtëpisë së tij në Sierra Bonita Avenue, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Policia e ka gjetur Fishcherin me vetëdije mirëpo me probleme të mëdha në frymëmarrje. Ai është dërguar me urgjencë në spital në gjendje shumë të rëndë.

Dy nga qentë e këngëtares së famshme amerikane janë vjedhur ndërkaq i treti kishte arritur të ikte por më vonë është gjetur nga Policia.

Fischer ishte duke u kujdesur për të tre qentë derisa Gaga është duke qëndruar në Itali. Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit që e kanë kryer këtë vepër penale janë larguar nga vendi i ngjarjes me një BMW.

Qentë francezë të Lady Gagas janë shumë të shtrenjtë. Sipas një vlerësimi, llogaritet se ata mund të kushtojnë nga 1500 deri në 10 mijë dollarë secili.

Të ngjashme