Qëndrueshmëria e medieve lokale të komuniteteve joshumicë ishte temë e tryezës së organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).
Në diskutimin me temën “Mekanizmat për financimin e medieve në gjuhët e pakicave etnike”, u tha se mediet lokale e kanë të vështirë të qëndrojnë financiarisht për shkak të audiencës së vogël. Ndonëse kanë nganjëherë përkrahje financiare nga komunat përkatëse, aty u tha se kjo e vë në pikëpyetje pavarësinë e tyre.
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, tha se shumica e medieve në Kosovë kanë probleme me qëndrueshmërinë financiare, dhe kjo bëhet edhe më e vështirë kur flitet për mediet nga komunitetet joshumicë.
Rexha ka thënë se mediet lokale të komunitetit shumicë, kryesisht financohen nga komunat, por sipas tij, kjo e vë në pikëpyetje edhe pavarësinë e tyre.
“Natyrisht për të gjitha mediet lokale qëndrueshmëria financiare është vënë në pikëpyetje dhe është shumë e vështirë. Por kjo bëhet akoma më e vështirë kur bëhet fjalë për mediet e komuniteteve të cilat janë akoma më të vogla ose që e kanë audiencën më të vogël dhe rrjedhimisht me të ardhurat e tyre financimin e kanë shumë të kufizuar”.
“Si AGK së bashku me OSBE-në, këtë vit shumë shpejt do të nisim një projekt sipas të cilit do të provojmë që të motivohen mediat lokale në Kosovë, për ta pasur prezencën e tyre online më të fort se do të shkojnë me ekspert për të folur me përfaqësues të mediave lokale në mënyrë që prezencën e tyre të jetë më e dukshme që në fakt këto kohë është një mënyre e financimit”, tha ai.
Gresa Musliu, zyrtare e Projektit në “JUFREX”, Këshilli i Evropës tha se është e lumtur që se bashku me AGK-në kanë vendosur të trajtojnë një temë të rëndësishme e mjaft të ndjeshme.
“Për gjatë këtyre 6 viteve tashmë projekti “JUFREX” ka arritur që në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm, duke përfshirë edhe AGK-në, të implementojë një mori aktivitetesh. Mirëpo është hera e parë që fokusin e vendosin te mediet lokale”.
Nikola Djakovic, zyrtar i lartë i programit në NDI, tha se viti 2021 shumica e medieve bëjnë raportime nga perspektiva e komuniteteve të veta.
“Kur flasim për disa hulumtime që i ka bërë NDI ekziston ata janë të kufizuar në punën e tyre si nga aspekti financuar si nga aspekti i stafit i të punësuarve”.
Ai tha se kur flasim për përcjellën e informacionit nga mediat shqiptare dhe serbe atëherë kemi kufizime të mëdha për shkaqe politike.
“Kemi të pamundur një rrjedhje të tillë informacioneve në anën tjetër ka edhe dallime të mëdha në mjete të mediave. Komuniteti serb është duke i përcjellë mediat që vijnë nga Beogradi. Kemi besim dhe mosbesim në media ta ndryshme në vaze të hulumtimet, shumica nga komunitetet shqiptare besojnë në stacionet në gjuhën shqipe, kurse ata të gjuhës serbe besojnë në stacionet serbe që vijnë nga Beogradi”, tha ai.
Herolinda Zagragja-Goçi, udhëheqëse e Divizionit për Ankesa dhe Përfaqësim në Komisionin e Pavarur për Media tho se edhe KPM ballafaqohet me sfida të ndryshme.
“Harmonizimi i legjislacionit vendor është një prej prioriteteve të përcaktuara nga qeveria e Kosovës ku bën pjesë plotësim ndryshimi i ligjit për KPM. Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2021 ka pas në agjendë ndryshimin e ligjit tonë dhe shpresojmë që gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti të arrijmë me u miratuar. Ky ndryshim ka ardhë me qëllim të harmonizimit me direktivën e AVMS. Qeveria bashkë me neve kemi përgatit një draft fillestar ku janë identifikuar nevojat për plotësim. Duhet të ceket se harmonizimi i legjislacionit duhet të jetë objekti shtetëror”, tha ajo
Ardita Zejnullahu, Drejtoreshë Ekzekutive e Asociacionit të Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës tha se mediat që transmetojnë përmbajtje në gjuhë të minoriteteve, funksionojnë në dy forma, qoftë si biznese të regjistruar qoftë si organizata joqeveritare.
“Aho çfarë e bën situatën tejet të vështirë për minoritetet që transmetojnë kryesisht në gjuhën serbe, boshnjake, rome, është treguar pothuajse inekzistent për këto media. Jemi dëshmitarë të asaj që tregu për media lokale në përgjithësi edhe rajonale dhe shumë i kufizuar, për faktin se të gjithë tentojnë të reklamojnë në mediet nacionale”, tha ajo.