Arrestohen dy persona në Deçan, sekuestrohen pesë armë zjarri, fishekë dhe një thikë

Prishtinë | 23 Pri 2025 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Stacioni Policor në Deçan rreth orës 11:30 ka marrë një informatë dhe fotografi të dy personave të dyshuar me armë zjarri.

Në një njoftim për media thuhet se në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë bastisur shtёpinё dhe objektet pёrcjellёse tё personave tё dyshuar.

Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar:
• njё Pushkё produzeqe 44 M-48,
• njё Pushkё Fazision-karabin,
• njё armё Pistoletё kal: 9x19mm dhe njё(1) karikator i sё njejtёs armё,
• njё Pushkё ajrore kal: 177/435 mm,
• njё mjet i mprehtё (thikё) “Rambo”,
• 12 fishekё tё kalibrave tё ndryshёm.

Tutje, shtohet se tё dyshuarit janё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, janё liruar nё procedurё tё rregullt.

Të ngjashme